Bota

Johnson vizitë surprizë në Kiev: Ajo që po ndodh na përket të gjithëve

Gazeta Si – Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë sot një vizitë surprizë në Ukrainë, me rastin e festimeve për Pavarësinë. Ai është informuar më mirë për zhvillimet e fundit, në muajin e 6-të nga fillimi i pushtimit rus.

“Kjo është hera e tretë që Boris Johnson vjen në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Jo të gjitha vendet e kanë fatin të kenë një mik të tillë”, – ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë takimit.

Johnson dhe Zelensky gjate takimit te sotem. Gazeta Si, 24 gusht 2022

“Ajo që po ndoh në Ukrainë na takon të gjithëve ne. Për këtë arsye sot jam në Kiev. Britania e Madhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë miqve të saj ukrainas.

Jam i bindur se Ukraina mund ta fitojë këtë luftë dhe do ta bëjë”, – ka shkruar Boris Johnson në profilin e tij në Tuiter, ku ka postuar edhe një foto të takimit me presidentin Volodymyr Zelensky.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë