Konferenca e parë ndërqeveritare, që do të thotë nisja e negociatave për anëtarësim në BE, është një prej momenteve kulmore të historisë së Shqipërisë, sipas Jorida Tabakut.
“Një proces që vjen 16 vite pas nënshkrimit të MSA nga qeveria shqiptare dhe po mos të ishin kapriciot e një opozite që fatin e integrimit e lidhi me atë të qarkut të Fierit do të kishte një tjetër drejtim dhe me gjasë një tjetër shpejtësi. Por, siç thotë fjala e vjetër edhe e urtë shqiptare ‘më mirë vonë se sa kurrë!’
Përtej të gjithave, kjo ditë shënjon vullnetin e mirë dhe dëshirën edhe të vetë BE që ndryshe nga paragjykimet me vetëdije të qeverisë ia arriti çeljes së negociatave. Tanimë pakkush do të gjejë alibinë e preferuar tek BE-ja gjithnjë e më pak do rrëmohet në anale debatesh politike për të gjetur fajtorët andej!”, shkruan Tabaku
“Fatkeqësisht në këtë ditë të shënuar, me gjasë edhe për të hequr syrin e keq, qeveria dhe mazhoranca janë përkujdesur në maksimum që të mos ftojnë në atë tavolinë opozitën e cila ka meritat e padiskutueshme në procesin e integrimit.
Jo vetëm si forca e parë politike që ndërmori hapa konkretë për anëtarësimin e vendit në NATO që në fillim të viteve 1990. Por, mbi të gjitha, si një forcë politike që në 8 vite qeverisje ka mundur të hedhë hapa të rëndësishëm përpara në këtë proces.
Mungesa e opozitës është simfonia e vjetër e një orkestre që nuk lodhet së përsërituri partiturën e një politike të dalë mode. Dirigjenti i së cilës mendon se mund të eklipsojë opozitën duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes. Gjynah!”, shkruan Tabaku, duke nënvizuar se . festa ka përfunduar. “Tani duhet të nisim punën reale”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje