Kandidatja për Këshillin Bashkiak të Shkodrës nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime.
Në një deklaratë për mediat, Valjeta Bajraktari – Golemi, i lutet qytetarëve të marrin pak minuta nga dita e tyre për të mirën e së ardhmes.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, ju flas si një grua që kam lindur dhe jetuar në këtë qytet, si një nënë e dy fëmijëve, si një mësuese e shumë nxënësve në Shkodër. Ju lutem, është një ditë e veçantë që e kemi një herë në katër vite, për të mirën e qytetit tonë, për atë që nesër ne do ta kërkojmë. Ju lutem kushtojeni 30 minuta të ditës suaj për votën. Ju lutem, dilni dhe votoni. Jepni një votë të lirë. Mos u ndikoni nga asgjë. Shprehni mendimin tuaj të lirë”, tha ajo
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje