Futboll

Juventus-Milan më 27 maj, ndeshja e rifillimit të futbollit në Itali

Serie A po përgatitet të jetë kampionati i parë që do të kthehet në fushë në Itali, sipas hipotezës së hedhur nga Federata Italiane gjatë takimit me komisionin mjekësor shkencor. Federata ka studiuar një formulë për të rifilluar me Kupën e Italisë, sapo të hiqet pezullimi nga koronavirusi. Propozimi do të bëhet të martën e ardhshme, gjatë asamblesë.

Në pritje të “ok”-it nga qeveria, edhe Këshilli i Ligës ka gjykuar se është më mirë që futbolli të rifillojë me gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Italisë, Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, dy ndeshje që do të transmetohen nga Rai me një apel të fortë kombëtar, ndërkohë që 16 skuadrat e tjera do të kenë më shumë kohë që të përgatisin rikthimin në fushë. E vështirë të flitet për data, por nëse Kupa e Italisë luhet më 27 dhe 28 maj, kampionati do të niste atë fundjavë, më 31 maj. Sipas kësaj skeme, që varet direkt nga vendimi i qeverisë, kampionati mund të mbyllet më 2 gusht.

Për të minimizuar rrezikun nga koronavirusi, po punohet që tani me dezinfektimin e palestrave dhe mjediseve të tjera të qendrave sportive. Po ashtu, edhe futbollistët do të kryejnë kontrolle të rrepta mjekësore, tamponin, ekokardiogramën dhe spirometrinë 2-3 ditë para rifillimit të aktiviteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë