Futboll

Juventus-Napoli do të riluhet, kolegji hedh poshtë vendimin e mëparshëm

Juventus-Napoli do të riluhet. Pas fitores 3-0 në tavolinë për kampionët në fuqi të vendosur nga organet federale, shkalla e fundit e drejtësisë sportive ka dalë në konkluzionin se skuadra e Elseid Hysajt është penalizuar nga ky vendim dhe se ndeshja duhet të luhet në fushë.

Kolegji i garancisë, i udhëhequr nga ish-ministri i punëve të jashtme në Itali, Franko Fratini, ka hedhur poshtë verdiktin e Gjykatës Federale dhe Gjykatës Sportive të Apelit. Tashmë renditja e Serisë A ndryshon dhe Juventusit nuk i llogaritet më fitorja 3-0 në tavolinë. Në këtë situatë, duhet gjetur një datë për zhvillimin e ndeshjes në fjalë dhe ka një hipotezë për më 13 janar, që do të thotë shtyrje e ndeshjeve të Kupës së Italisë për dy skuadrat.

Që do të kishte një vendim ndryshe nga ai i mëparshmi, ishte kuptuar nga fakti që federata italiane nuk kishte marrë masa për të mbrojtur sentencat e drejtësiesë së saj sportive. Një nga prokurorët kombëtarë të sportit kishte shprehur një lloj skpeticizmi, kur tha se Gjykata e Apelit e kishte hedhur hapin më të gjatë se sa e ka këmbën. Fjalë që kanë pasur ndikim në gjykimin e kolegjit.

“Nuk ishte një zgjidhje, por një detyrim, – është thënë gjatë debatit në kolegj. Napoli nuk kishte asnjë arsye për t’i bërë bisht sfidës”. Tani pritet vetëm të zyrtarizohet data e zhvillimit të Juventus-Napoli. Skuadra e Hysajt nuk udhëtoi drejt Torinos për ta zhvilluar këtë ndeshje sipas kalendarit, pasi disa lojtarë të saj u prekën nga Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë