Nedved në Principatën e Montekarlos, si në 2019-ën. Merkatoja e Juventusit të ri të Alegrit nis pikërisht nga Montekarlo, ku dy vjet më parë filluan bisedimet që transferuan De Ligt te bardhezinjtë dhe ku ka bazën e tij agjenti Mino Raiola.
Sipas asaj që bën me dije “Tuttosport”, zëvendëspresidenti i Juventusit, e ka takuar Raiolën të shtunën pasdite. Një takim mes dy miqsh të vjetër. Italo-holandezi ka qenë prokuratori i Nedvedit, një precedent që i bën tifozët e Juventusit të shpresojnë për të parë me fanellën bardhezi emra të mëdhenj, nga Donaruma te Pogba, De Paul dhe Kean.

Nedved e ka takuar Raiolën për të mësuar më shumë rreth situatës para takimit me drejtuesin e ri Federiko Kerubini dhe trajnerin Alegri. Tema kryesore ishte ajo e portierit Donaruma, që i ka përfunduar kontrata me Milanin dhe “Corriere dello Sport” shkruan se fanella e Juventusit është gati për të. Po ashtu, Pogba mund të kthehet në Torino, nëse CR7 dëshiron të kthehet te Mançester Junajtid.
Emra që do ta bënin Juventusin një skuadër të aftë për të bërë kapërcimin në Champions. Raiola dhe Nedved kanë disaktuuar edhe për lojtarë të tjerë të skuderisë së agjentit të njohur, siç janë Doniell Malen (PSV), Moise Kean (Everton), Rodrigo De Paul (Udineze), si dhe për shkëmbimin e mundshëm Bernardeski-Romanjoli.
Këto janë manovrat për Juventusin e së ardhmes, ku Alegri mendon se mund të bëjë pjesë edhe Paulo Dibala, për rinovimin e të cilit është programuar një takim javën e ardhshme. Fakti që këto manovra kanë nisur nga Montekarlo, i bën tifozët e Juventusit të buzëqeshin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje