Futboll

Juventusi ka vendosur, vjen Alegri edhe nëse Pirlo arrin Championsin

Sipas fjalëve të klubit, Pirlo do të qëndrojë në krye të Juventusit, nëse e arrin objektivin e Ligës së Kampionëve. Ashtu si, gjithmonë sipas fjalëve, Sarri duhej të qëndronte në stolin bardhezi. Por këtyre fjalëve nuk u beson më njeri. Fati i Andrea Pirlos mund të përcaktohet që të dielën në Udine, me ardhjen e Tudorit, në pritje të trajnerit të sezonit të ri, që vjen nga e shkuara: Masimiliano Alegri.

Në shtëpinë e Juventusit ka ardhur momenti për t’u kthyer për të fituar dhe ky është motivi që e ka shtyrë kupolën drejtuese të nxitojë për kthimin e trajnerit të 5 titujve. Alegri nuk drejton prej dy vitesh, që kur i dha lamtumirën Juventusin. Në fakt, ai u largua nga presidenti Andrea Anjeli, pasi kërkonte një ndërhyrje të fortë në grupin e lojtarëve, ndërsa për drejtusit duhej vetëm ndonjë lëvizje.

Masimiliano Alegri. Gazeta Si, 28 prill 2021

Juventusi aktual është ndryshe nga ai i verës së dy viteve më parë dhe është e qartë se trajneri i ri-i vjetër do të kërkojë përforcime për ta kthyer skuadrën në nivelet më të larta, edhe pse buxheti nuk premton shumë. Alegri vitet e fundit ka refuzuar disa skuadra prestigjioze. Ai ka qenë realisht afër Interit në periudhën e diskutimeve mes Kontes dhe drejtuesve zikaltër. Prej pak muajsh, ai është përqendruar te një objektiv: ta rikthejë Juventusin në majë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë