Futboll

Juventusi, Milani, Reali dhe Barcelona rrezikojnë 2 vjet jashtë kupave europiane

Juventusi, Milani, Real Madrid dhe Barcelona rrezikojnë përjashtimin nga kupat europiane për dy vjet. Është ky dënimi që UEFA është gati të japë për 4 klubet e fuqishme italiane dhe spanjolle që nuk kanë formalizuar ende daljen nga Super Liga. Lajmi është bërë i ditur nga “Espn”, që u referohet informacioneve të marra nga burime të ndryshme.

Gjatë 10 ditëve të fundit UEFA ka pasur kontakte me 12 klubet që krijuan projektin e Superligës, që perëndoi vetëm 48 orësh. UEFA ka arritur një marrëveshje me Arsenalin, Atletiko Madridin, Çelsin, Liverpulin, Mançester Sitin, Mançester Junajtid dhe Totenhemin. Interi, sipas “Espn”, është po ashtu afër akordit, ndërsa Juventusi, Real Madridi, Barcelona dhe Milani, me sa duket, nuk kanë bërë hapa prapa.

Gjithmonë sipas “Espn”, UEFA mund të marrë masa, duke u bazuar tek artikulli 51 i statutit, që ndalon përfshirjen në organizma të tjera pa miratimin e konfederatës kontinentale. Klubet mbrohen ndërkohë me një dokument që kanë marrë në fillim të projektit, një kërkesë “autorizimi” për organizimin e kompeticionit dhe një “njohje” nga ana e autoriteteve futbollistike ndërkombëtare.

Sipas burimeve që “Espn” u referohet, projekti i Super Ligës do të shfuqizohet përfundimsiht pas tërheqjes së 9 nga 12 klubeve themeluese. Për momentin, vetëm 8 klube e kanë bërë këtë gjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë