Politike

Kadastra nuk i përgjigjet KED për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese, ndërhyn Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkrese Drejtorit të Kadastrës, Artan Lame dhe kryeministrit Edi Rama ku i kërkon informacione për kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese.

Në shkresën që i është vënë në dijeni edhe 5 institucioneve të tjera, Presidenti Meta mbështet kërkesën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që të mos bllokohet procesi.

Sipas Presidentit Meta, disa drejtori vendore të Kadastrës nuk po i japin informacionin që kërkon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është duke punuar për verifikimin e kandidaturave për plotësimin e 4 (katër) vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca këto të shpallura nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë dhe që u përkasin për emërim këtyre organeve.

“Siç dhe mund të jeni vënë në dijeni, aktualisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është duke punuar për verifikimin e kandidaturave për plotësimin e 4 (katër) vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca këto të shpallura nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë dhe që u përkasin për emërim këtyre organeve.

Pikërisht lidhur me ecurinë e procedurave të verifikimit të kandidatëve prej KED-së, është evidentuar si një çështje shumë problematike, pengesa që po krijohet nga mosdhënia e informacionit të kërkuar prej KED, nga disa drejtori vendore të ASHK-së, në varësinë direkte tuajën.

Në të gjitha proceset e mëparshme ka patur vonesa në dhënien e informacionit prej drejtorive vendore të ASHK-së, apo ish-ZVRPP-ve në rrethe, dhe kjo po përsëritet edhe këtë vit, duke u kthyer në një fenomen shqetësues fakti që, institucione publike, aktualisht në varësi direkte të Kryeministrit, nuk reflektojnë të njëjtin vullnet dhe praktikë administrative, dhe nuk tregojnë bashkëpunimin në kohën e duhur duke mospërmbushur si detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit, por dhe nga bashkëpunimi ndërinstitucional, veçanërisht në procese kaq të rëndësishme për vendin, si është ai i verifikimit të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan ndër radhë Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë