Para se të fillonte mbledhja e kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli pjesë e këtij organi, dhe kandidat i vetshpallur për postin e Kryetarit, deklaroi për mediat se Basha duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme.
“Jam sot për t’i kërkuar edhe një herë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Nuk është më zgjidhje për PD-në por është problemi i saj. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe fillon një periudhë shprese. Jam i vendosur për ta çuar këtë projekt përpara. E kam deklaruar nuk tërhiqem nga asnjë proces demokratik. Inkurajimi demokratëve dhe nevoja për ta ngritur kokën lart në një projekt shpresë më bënë më të fortë të përballem me Lulzim Bashën”, tha ai.
Edhe në mbledhjen me dyer të mbyllura, Kadilli ka paraqitur të njëjtën kërkesë duke iu drejtuar Bashës: “ Jep dorëheqjen, je humbës i përsëritur prej defekteve personale…Drejtove cdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd. Fushatën e bëre i vetëm. Nuk mbështete asnjë njeri. Janë bërë shumë gabime në fushatë”.
“Humbja është e jotja, përgjegjësia jotja. Të kemi mbështetur duke sakrifikuar identitetin tone dhe profilin politik; karrierën dhe cdo gjë.
E ndërtove opozitën me kauza rastësore dhe ishe i destinuar të dilje humbës. Braktise shumë kauza duke korruptuar besimin e mbështetjes.
Nuk ndërtove raport të qartë dhe besimi me aleatët strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjëherë një qasje solide dhe strategjike.
Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në parti. Edhe Berisha kishte mbështetje absolute ne parti, por kishte realizmin te ikte.
Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë të re”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje