Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili prej kohësh po i mëshon reformimit të partisë, shkruan në Facebook se “fati” i Sali Berishës nëse do të jetë ose jo në Kuvend nuk mund të vendoset në moment të fundit.
“PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprizë apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë.
Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet ‘non grata’. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike”, nënvizon Kadilli.
“Eshtë momenti të flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish kryetarin “non grata”. Kjo është detyrë e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar. Për secilin koleg, është nder të ulesh në karrigen e kryesisë dhe të deputetit, por së pari është përgjegjësi.
Keni në dorë të merrni një vendim historik. Luhet fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike që nuk duhet të jetë ‘non grata”, vëren ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje