Politike

Kallëzimi për Isa Sakjan, Basha: Sulm nga një kryeministër hakmarrës

Pas kallëzimit penal që IKMT ngriti në drejtim të kryetarit të Bashkisë së Kavajës për dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të paligjshme, vjen edhe reagimi i kryedemokratit Basha.
Ai thotë se ky është një sulm politik ndaj Sakjas, i udhëhequr nga vetë Edi Rama, që ka në drejtimin e bashkive kryesore të vendit, njerëz të korruptuar dhe që drejtojnë trafiqet e drogës.
“Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet”, shkruan Basha në postimin e tij në “Facebook”.
Basha nuk ka lënë pa përmendur edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, atë të Durrësit, Vangjush Dako dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini, duke thënë se Rama i mbron ata, pasi ndryshe nga Sakja, po e ndihmojnë që të pasurohet.
“Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat. Kallëzimi është urdhëruar nga kryeministri i Qazim Sejdinit, që komandon trafikun e drogës në Elbasan dhe e ka bërë qytetin plaçkë betoni të bandave. Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan”, shprehet kryedemokrati Basha.
Në fund, Basha thotë se kryeministri Rama ashtu siç ka humbur Kavajën, do të humbë gjithë Shqipërinë.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2357295580988276?__xts__[0]=68.ARB1NmcUhlPtk_cY4pUGuakHAtOO7Os3FhMWhhkG7VM5KtUrp3QP31lIjJIW7MsWCXVR9F8GLkVLlSCXfOotY2ltN2UJ2Vi2fE3NBAoit6h1O7DTRq0AGTkdJMJXnpiZCuSLv-tmdx-P0wyzt28L7tnkNyKC0uvcUFXKQElsywrx7mAoQB8tgLOibSrYEkDcb3ZtniV02QWanSzvM_AtAXrp2Vg7sJtXuXrQPArhlXi8e7zTBMW-ocGI2VBuMvCjIpLsG-nzFP5MyB1sEY0ENK2bCNiGYmnqnPFPOcljLyilEy12oYPzWps8crZYBlk-_mpfW6dimZloYqvCgsR0jQ&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë