Prokurorja Donika Prela ka kërkuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit përjashtimin e dy anëtarëve të trupës gjykuese, pasi sipas saj janë të kapur në konflikt interesi.
Prela ndodhet në KPA pasi Komisionieri Publik kërkoi shkarkimin e saj, pavarësisht se kaloi me sukses provën e parë të vettingut.
“Kërkoj përjashtim nga gjykimi të anëtares Natasha Mulaj. Konfliktin e interesit e kam marrë këtë jave. Jam vënë në dijeni të kolegjit për heqjen dorë nga ju gjaë gjykimit të gjyqtarit Artur Malaj.
Nisur nga një hetim që unë kam në duar jam duke zhvilluar hetime ndaj shtetasve A. M. dhe V.M, që më rezultojnë vëllezërit tuaj. Bëhet fjalë për një konflikt mes tyre dhe shtetasit S.P. rezulton se V.M ka lajmëruar vëllain për konfliktin. Ndaj ekskavatorit të S.P. është qëlluar me armë zjarri”, u shpreh Prela, e cila ndër të tjera kërkoi edhe përjashtimin e gjyqtares Ina Rama nga Kolegji.
“Me cilësinë e prokurores në Durrës kam zhvilluar hetime ndaj kushërirës I. B. së saj për akuzën e ‘falsifikimit të dokumenteve shkollore’. I.D. ka punuar në prokurorinë Durrës si sekretare dhe si psikologe. Kur i është kërkuar të plotësojë dosjen me diplomën, por ajo nuk e ka sjellë.
Pasi është larguar nga prokuroria kushërira e Ramës ka kërkuar të regjistrohet si psikologe në Gjykatën e Durrësit, duke pasur në dosje një diplomë të universitetit “Kristal”. Nga hetimet e bëra rezultoi se diploma ishte e falsifikuar. Faktin që I. D. është kushërira e Ramës e kam mësuar gjatë hetimit”, vijoi me tej Prela.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje