U identifikua si 32-vjeçari Emad Jamil Al-Swealmeen, një refugjat sirian i konvertuar në të krishterë kamikazi i Liverpulit që hodhi veten në erë mëngjesin e së dielës në një taksi përpara spitalit të grave të qytetit.
Terroristi e kishte ndryshuar emrin në Enzo Almeni vite më parë për t’u dukur më perëndimor dhe për të pasur një shans më të mirë për të marrë azil: një emër i zgjedhur për nder të Enzo Ferrarit, pasi i riu ishte i apasionuar pas garave me makina.
Al-Swealmeen vuante nga probleme mendore dhe në vitin 2014, pak pasi mbërriti në Britani nga Iraku, iu dha trajtim i detyrueshëm mjekësor në një klinikë psikiatrike, pasi u kap duke përdorur një thikë në qendër të Liverpulit.
I ndihmuar nga një rrjet vullnetarësh të krishterë, në vitin 2017, “Enzo” ishte konvertuar në të krishterë në të njëjtën katedrale anglikane në Liverpuol, e cila ishte objektivi i vërtetë i sulmit të tij.
Ai donte ta godiste ndërkohë që atje po zhvillohej ceremonia përkujtimore për të rënët në të gjitha luftërat. Vetëm bllokimi i rrugës e kishte detyruar të zhvendosej në rrugën drejt spitalit, ku shpërtheu lëndën plasëse në taksi.
Sipas një versioni të parë të fakteve, shoferi e kishte mbyllur terroristin brenda makinës dhe doli jashtë menjëherë para shpërthimit. Sipas miqve, shoferi i taksisë, David Perry, kishte vënë re menjëherë se diçka nuk shkonte: pasagjeri i ulur pas tij kishte diçka të ngjitur në rroba dhe po merrej me të.
“Nuk e di se si e mendoi në një moment, – tha një nga miqtë e tij, – por Davidi u hodh jashtë dhe mbylli dyert duke e lënë brenda të riun”. Sapo doli, pati një shpërthim.
David është njeriu më me fat në Britani, si dhe më heroi. Dhe Boris Johnson ka nderuar dje Perry-n, duke thënë se “duket se shoferi në fjalë u soll me një prani të pabesueshme mendjeje dhe guximi”.
Por në realitet, policia e Liverpulit nuk e ka konfirmuar këtë version të ngjarjes dhe vetë gruaja e Davidit duket se e ka mohuar, kur ka shkruar në Facebook se “ka shumë thashetheme për të, se ai ishte një hero dhe se e ka mbyllur pasagjerin brenda në makinë: por e vërteta është se ai është padyshim me fat që është gjallë. Shpërthimi ndodhi teksa ai ishte në makinë dhe se si arriti të shpëtojë është një mrekulli.
Perry u largua vetëm me mavijosje të lehta dhe dje ai doli nga spitali: fakti që ai mbijetoi, pavarësisht se ishte brenda në taksi, sugjeron se pajisja e përdorur ishte e një lloji bombe artizanale, me ngarkesë të ulët shpërthyese, ose duhet të ketë pasur defekt.
Policia arrestoi në Liverpul katër persona, nga 20 deri në 29 vjeç për terrorizëm, të lidhur në një farë mënyre me kamikazin, edhe pse ata janë liruar mëngjesin e sotëm.
Qeveria britanike ngriti nivelin e alarmit nga “thelbësor”, në “i rëndë”, që do të thotë se një sulm tjetër konsiderohet “shumë i mundshëm”: dhe arsyeja është se ky është sulmi i dytë në një muaj, pas vrasjes në tetor të kongresmenit konservator, David Amess.
Nuk mendohet se dy sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin: janë gjeste të izoluara të “terroristëve të vetmuar”, por është konteksti i përgjithshëm, ai që është shqetësues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje