Kampionatet kombëtare, me shumë mundësi, do të rinisin në maj, kurse Kupat e Europës në qershor, ose pak ditë para qershorit. Klubet e Serisë A e kanë kuptuar se është e pamundur që kampionati të rifillojë më 4-5 prill, kështu që po i bëjnë llogaritë me datat 2 dhe 3 maj.
Nga ky moment e deri në fund të qershorit, kur duhet të mbyllen kampionatet, duke përfshirë edhe mesjavat, janë 17 data, kur mund të zhvillohen 12 javët e mbetura të kampionatit, plus 4 javët e shtyra. Janë edhe Kupat e Europës, por koha për të shkuar deri në fund është. Nëse do të ketë ndonjë shtyrje të fundit, mund të kalohet edhe në ndonjë ditë të muajit korrik.
Maji do të jetë një muaj i mbushur me ndeshje kampionati, sepse Championsi dhe Europa League do të rinisin më vonë. Ritmi do të jetë i jashtëzakonshëm, me thuajse një ndeshje në ditë, ku e vetmja ditë pa ndeshje mund të jetë e premtja. Duhet një impenjim i jashtëzakonshëm për të përmbushur kalendarin dhe për t’u përshtatur me rrethanat e televizioneve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje