Pas Teutës dhe Partizanit, që ngritën siparin e kampionatit të ri me sfidën direkt mes tyre, sot është radha për t’u prezantuar në Abissnet Superiore e Tiranës dhe Vllaznisë, dy skuadra që parashikohet të rivalizojnë për titullin kampion.
Tirana dështoi sezonin që lamë pas, duke mos shkuar në Kupat e Europës, kështu që një gabim i dytë do të ishte i pafalshëm. Në stolin e kryeqytetasve ka qëndruar Orges Shehi, ndërsa në merkato janë bërë lëvizje të shumta në të dy krahët, largime dhe afrime. Nga të ikurit mund të veçohen Vangjeli, Batha dhe Çelhaka, kurse mes përforcimeve vlen të përmendet rikthimi i sulmuesit Ngo, si dhe afrimet e Limajt, Xhixhës dhe Totres.
Tirana ndeshet sot, në orën 13:45, me Skënderbeun, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Korçarët vijnë në këtë transfertë me pak ndryshime, nën drejtimin e Migen Memellit. Bardheblutë janë favoritë për fitore në këtë ndeshje të parë, ku pritet të shihen edhe sinjalet e para të një skuadre, që mund të rivalizojë për titullin.

Në fushë zbret sot edhe Vllaznia, që luan në fushën e Laçit. Shkodranët iu afruan shumë titullit sezonin e fundit, por nuk ia dolën dhe sigurisht që do të tentojnë sërish për trofeun e rëndësishëm. Kanë bërë afrime të rëndësishme që para Kupave të Europës dhe pritet të jenë një faktor në kampionatin që sapo ka nisur. Trajneri Bërdariç ka parashikuar një sezon më të vështirë, por beson te skuadra e tij.
Laçi e nis sezonin e ri me trajner të ri. Vendin e Shpëtim Duros e ka marrë malazezi Dejan Vukiçeviç, ndërkohë që edhe grupi i futbollistëve ka pësuar ndryshime. Laçi mbetet një “kockë e fortë” dhe me siguri do ta thotë fjalën e tij edhe në këtë kampionat.
Abissnet Superiore, java e parë
Sot, ora 13:45
Tirana-Skënderbeu
Laçi-Vllaznia
Dje
Teuta-Partizani 1-0
Nesër
Kastrioti-Dinamo
Egnatia-Kukësi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje