Bota

Kanada, viktima dhe të plagosur nga një sulm me thikë në rrugë (Foto)

Disa njerëz u goditën me thikë pranë një biblioteke publike në Vankouver, në Kanadanë perëndimore.

Sipas raporteve paraprake të policisë, bëhet fjalë për një të vdekur dhe të paktën pesë të plagosur.

Sulmi dyshohet se është kryer nga një burrë, i cili më vonë u arrestua. Arsyet e gjestit, sipas policisë, janë ende të panjohura.

Gjithçka ndodhi në pasditen e së shtunës në fillim brenda dhe më pas jashtë bibliotekës. Një dëshmitar tha se e pa të dyshuarin që po merrej nga një ambulancë, pasi policia e qëlloi atë me plumba gome.

Një dëshmitar tjetër raportoi se, sipas tij, nuk kishte asnjë lidhje midis viktimave dhe sulmuesit, i cili po godiste “rastësisht” midis njerëzve të pranishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë