Rend dhe Ligj

Kanosi me armë punonjësit e policisë, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 52-vjeçar në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri punonjësit e policisë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre heronjtë” në Shkodër dhe se ka vënë në pranga shtetasin S. B., 52 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Sipas policisë, në momentin që punonjësit e Policisë janë afruar te banesa, i zoti i banesës i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe i ka kanosur ata për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre.

Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu model “Browning” dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë