Ka ndodhur

Kanosi me pistoletë fqinjin për pronën, arrestohet 58 vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Një konflikt për pronën në fshatin Panaja të Vlorës ka degjeneruar në nxjerjen e armëve të zjarrit.

Policia thotë se ka arrestuar 58-vjeçarin A.S., pasi ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin N. H. Të dy banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.

Në fshatin Panaja, në vendin e quajtur “Selevec”, policia organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Selevec”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi fishekësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë