Ka ndodhur

Kapen me kallashnikov dhe municion luftarak, 3 të arrestuar në Lezhë e Durrës

Një 57 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi është kapur me armë pa leje dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit të koduar “Markatomaj”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit me iniciale V.K. të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.

Ndërkohë, Policia e Durrësit ka prangosur në flagrancë dy 17-vjeçarë, të cilët qarkullonin me armë zjarri në makinë.

Në pranga ka rënë M.A., i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe E.N., i cili ishte pasagjer. Atyre iu është sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, municion luftarak si dhe automjeti me të cilin po qarkullonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë