Policia e Durrësit ka kapur një 33-vjeçar, i cili ishte në kërkim që prej 2 korrikut.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasin me inicialet A. V., 33 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Siç njofton policia, 33-vjeçari dyshohet se më 2 korrik në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve F. T., 18 vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç, banues në Durrës dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje