Rend dhe Ligj

Kapet duke transportuar emigrantë, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin me inicialet D. A., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Siç njofton policia, arrestimi i tij është bërë pasi është kapur në rrugën “Llazi Miho”, duke transportuar shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte transportuar me një mjet fugon edhe disa shtetas të tjerë nga vendet e treta, të cilët u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të fshehur në një ambient të braktisur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. A., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë