Gazeta Si – Një 48-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi u kap me 104 kg kanabis gati për shitje. Policia thotë se Kristian (Nikola) Skëndaj u kap në flagrancë, teksa drejtonte mjetin që po transportonte 10 pako me kanabis.
“Gjatë kontrollit në automjetin tip “Chrysler”, në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular”, njoftoi policia.
Policia shtoi se ka pasur informacione në rrugë operative për 48-vjeçarin. Por kur ky i fundit ka vënë re se po ndiqej ka tentuar që të largohet me shpejtësi. Megjithatë është vënë në pranga pas disa minutash ndjekje në fshatin Novoselë.

I ndaluari po e transportonte lëndën narkotike me një makinë luksoze, tip “Chrysler”, të cilën e kishte fshehur në bagazh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje