Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, ndërsa ka vënë në pranga një 39-vjeçar.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P. A., i dënuar më parë në Itali dhe Shqipëri, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, në një çantë dore i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje