Lajme

Kapet me armë pa leje, vendoset detyrim paraqitje për policin grek

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Sarandës ka nisur seanca për masën e sigurisë ndaj policit grek të arrestuar nga policia e Sarandës, ndërsa Prokuroria e rrethit ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’ ndaj të pandehurit.

Polici grek Marios Gogoglos u arrestua dje, pasi lëvizte me armë pa leje dhe shoqëronte deputetin e shtetit fqinj, Vasili Jojaka, drejt fshatit Bularat, për të mbajtur një përkujtim për vdekjen e ushtarit Kostandino Kacifas.

 Polici, u arrestua në aksin rrugor“Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”. Ai u kap nëflagrancë nga shërbimet e policisë shqiptare me një armë zjarri pa leje, e tipit“pistoletë” me 6 fishekë. 35 vjeçari grek akuzohet për veprën penale “Prodhimidhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Arma që mbante polici

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë