Policia e Pogradecit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi është kapur me disa doza kanabis, ndërsa në banesë i janë zbuluar sende të tjera të paligjshme.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet M. Y, 30 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe më tej gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë, 2 copë fishekë armë zjarri tip pistoletë, një radio marrëse-dhënëse, një shkop gome, një detektor që shërben për kontroll fizik personash dhe 1 palë pranga.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje