Gazeta Si – Dy persona janë vënë në pranga, gjatë kontrolleve të ushtruara për lëndë narkotike në Shkodër.
Një 38-vjeçar nga Ukraina u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit, pasi po tentonte të hynte në Shqipëri me një sasi lënde narkotike të fshehur në makinë.
Ndërkohë është arrestuar edhe një 40-vjeçar në fshatin Mjedë në Vaun e Dejës, pasi policia i gjeti kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje