Futboll

Kapiteni i Vllaznisë preket nga Covid

Erdenis Gurishta, kapiteni i Vallznisë, ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.

Lojtari shkodran është njoftuar nga autoritetet shëndetësore për përgjigjen e tamponit dhe tani duhet të qëndrojë i izoluar sipas rregullores.

Ky është një lajm i keq për stafin teknik të Vllaznisë, që për pak kohë nuk do të ketë të gatshëm kapitenin e ri të saj.

Gurishta kishte pasur temperaturë ditët e fundit, duke shfaqur simptomat e para të virusit, por ka qenë tamponi që ka vërtetuar gjithçka.

Edhe lojtari i parë pozitiv i kampionatit shqiptar ishte një shkodran, Eridon Qardaku, i cili luan për Bylisin


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë