Pas më shumë se dy muajsh karantinë të detyruar, ylli portugez i Juventusit duket në një formë shumë të mirë sportive. Kjo periudhë e gjatë pa aktivitet nuk ka ndikuar aspak në gjendjen e tij, sepse Kristiano Ronaldo është një maniak dhe fizikisht nuk ka humbur asgjë.
Portugezi ka publikuar në rrjetet sociale një foto që lë pak vend për imagjinatë. Muskujt e sulmuesit të Juventusit bien menjëherë në sy dhe ai sikur do që t’u thotë fansave të tij se gjendja fizike është njësoj si më parë, edhe pse ka dy muaj pa luajtur.

CR7 është kthyer në Torino më 4 maj, pasi qëndroi gjatë periudhës së izolimit në vendlindjen e tij në Funchal. Tani po përfundon dy javët e karantinës së detyruar për ata që kthehen në Itali nga jashtë. Futbollisti i Juventusit është më i gatshmi për t’iu rikthyer stërvitjes në fushë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje