Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti i Karolinës së Jugut po planifikon të ringjallë skuadrën e pushkatimit sa i takon vendimeve për dënimet me vdekje.
Dhoma e Shtetit, në fakt, ka miratuar një ligj i cili parashikon, në mungesë të përzierjes së ilaçeve për injeksion vdekjeprurës, mundësinë që i dënuari me vdekje të zgjedhë, përveç karriges elektrike, edhe ekzekutimin nga armët e zjarrit.
Karolina e Jugut, do të bëhej shteti i katërt amerikan që zbaton këtë masë së bashku me Misisipin, Oklahoman dhe Utah.
Me 66 vota pro dhe 43 kundër, Dhoma miratoi projektligjin, i cili në mars kishte marrë tashmë dritën nga Senati.
Në fakt, janë bërë vetëm ndryshime të vogla teknike, që do të thotë se pas një votimi rutinë përfundimtar në Dhomë dhe Senat, projekt-ligji do të zbarkojë në tryezën e Guvernatorit Republikan, Henry McMaster për nënshkrimin përfundimtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje