Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të ditës së hënë, pranë fshatit Zhamë të Lushnjës. Një automjet tip karrotrec, me drejtues një 27 vjeçar ka përplasur për vdekje një 50 vjeçar, i cili dyshohet se ishte endacak.
“Rreth orës 03:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Zhamë, një karrotrec me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë. Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje