Pak orë pasi UEFA i tha “Jo” propozimit të krybashkiakut të Mynihut për të ndriçuar me ngjyrat e ylberit stadiumin “Allianz Arena” për ndeshjen e sotme Gjermani-Hungari, tre klube të rëndësishme auropiane kanë mbajtur qëndrim të qartë në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT.
Dy nga këta klube janë Juventusi dhe Barcelona, që kohët e fundit janë në “luftë” me UEFA-n sa i takon projektit të Super Ligës. Juventusi ka ngjyrosur “J”-në e logos së tij me ngjyrat e ylberit. “Të gjithë e duan futbollin”, – shkruan klubi bardhezi në profilet e veta në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me hashtagun #DifferencesMakeTheDifference (diferencat bëjnë diferencën).
PRIDE & RESPECT pic.twitter.com/EwTCe2oaGr
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 22, 2021
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Barcelona në Spanjë dhe Çelsi në Angli. Pritet që këtë linjë ta ndjekin edhe shumë klube të tjera në Europë. UEFA nuk lejoi ndriçimin e stadiumit “Allianz Arena” me ngjyrat e ylberit me argumentin se mesazhi ishte politik, pasi i referohej qëndrimit të Hungarisë kundër të drejtave të komunitetit LGBT.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje