Politike

KAS rrëzon PDIU, numëruesi i 4-rt i mbetet LSI-së

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi pretendimet e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që apeloi vendimin e Komisionerit Zgjedhor, Ilirjan Celibashi në lidhje me numëruesin e katërt në grupet e numërimit.

PDIU kërkoi që të kishte numëruesin e katërt në këtë proces, që nga Celibashi iu dha Lëvizjes Socialiste për Integrim. Celibashi argumentoi se duke qenë se nuk merrte pjesë vetë në zgjedhje, por si pjesë e koalicionit me PD, PDIU-së nuk i takonte numëruesi i katërt dhe ja kaloi këtë Lëvizjes Socialiste për Integrim.

KAS e la në fuqi këtë vendim, që do të thotë se pas mbylljes së qëndrave të votimit grupet e numërimit do të përbëhen nga dy anëtarë të Partisë Socialiste, një anëtar nga Partia Demokratike dhe anëtari i katërt nga LSI.

Mbetet për t’u parë nëse ky vendim i KAS do të apelohet nga PDIU në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve, aq sa janë afatet për ankimime të tilla të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë