Politike

KAS zbut vendimin e Celibashit, ulen ndjeshëm gjobat ndaj partive politike

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka zbutur gjobat e vendosura nga Komisioneri Ilirjan Celibashi ndaj partive politike joparlamentare që nuk dorëzuan në kohë pasqyrat financiare për vitin 2020.

Celibashi gjobit 106 parti, përgjithësisht me 1 milion lek gjobë për tejkalimin e afatit, të përcaktuar si 31 marsi i këtij viti. 20 prej këtyre partive iu drejtuan Komisionit për Ankesa dhe Sanksione me kërkesën për rrëzimin e gjobës.

KAS vendosi vendosi heqjen e sanksionit administrativ ndaj Partisë së Minotitett Etnik Grek për të Ardhmen dhe ndaj Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë. Për partitë e tjera u vendos ulja e gjobave në 50 mijë dhe 65 mijë lek.

Gjatë debateve që shoqëruan këtë mbledhje të KAS doli në pah se një pjesë e partive politike të vogla nuk kanë dorëzuar asnjëherë raporte vjetore të pasqyrave të tyre financiare, duke shfrytëzuar paqartësinë ligjore dhe mungesën e një akti për afatet e dorëzimit të tyre nga ana e KQZ-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë