Bota

Katania, kapen 110 kg kokainë mes frutave tropikale në një anije nga Ekuadori

Gazeta Si – Mbi 110 kilogramë kokainë të pastër u kapën në portin e Katanias këtë të shtunë. Droga, e ndarë në 96 pako në disa kontejnerë me fruta ekzotike të ardhura nga Ekuadori, mbërriti në bordin e një anijeje me motor nga Amerika e Jugut. Doganierët dhe ushtarakët e sicilianë vunë re se një kontejner kishte një saldim të parregullt në tavanin e tij dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve zbuluan ngarkesën e drogës.

Pas operacionit të Guardia di Finanzas së rajonit të Katanias, më shumë se një kuintal kokainë me vlerë 12 milionë euro iu nënshtrua sekuestrimit, thanë zyrtaarët.

Më pas, droga u analizua edhe nga laboratori kimik ADM Catania, i cili gjeti një përqindje shumë të lartë pastërtie të barabartë me mbi 80%.

Bëhet fjalë për një nga operacionet më të mëdha të kryera deri më tani, në kuadër të kontrolleve doganore në zonën e portit dhe aeroportit të Etnës, i kryer si nga Guardia di Finanza, ashtu edhe nga zyrtarë të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë