Gazeta Si – Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur Pakistanin që nga qershori, kanë shkaktuar të paktën 1061 viktima.
Këto janë të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive në vendin aziatik.
Shërbimet e emergjencës janë ende në përpjekje për të arritur në fshatrat e izoluara që ndodhen në zonat malore të veriut të vendit, gjë që mund të rrisë më tej buxhetin.
Ministrja Federale për Ndryshimet Klimatike, Sherry Rehman, tha se vendi po përballet me një “katastrofë serioze klimatike, një nga më të vështirat në dekadën e fundit”.






Përmbytjet fshinë fshatra dhe të mbjella, ndërsa ushtarët dhe ekipet e shpëtimit evakuuan banorët e bllokuar në mënyrë të sigurt në kampet e ndihmës dhe siguruan ushqim për mijëra njerëz të zhvendosur pakistanezë.
Sipas qeverisë, më shumë se 33 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet dhe gati një milion shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive, tha se më shumë se 80,000 hektarë tokë bujqësore u shkatërruan dhe më shumë se 3,400 kilometra rrugë dhe 157 ura u fshinë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Bilaëal Bhutto-Zardari ka nisur një apel për komunitetin ndërkombëtar.
Pakistani ka nevojë për ndihmë financiare për të përballuar përmbytjet “dërrmuese” që kanë goditur vendin.
Bhutto-Zardari shprehu shpresën se institucionet financiare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, do të marrin në konsideratë situatën emergjente në negociatat që po zhvillohen tashmë për t’u marrë me krizën ekonomike dhe financiare në Pakistan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje