Mbi një mijë kontejnerë në bord, përfshirë 25 tonë acid nitrik sëbashku me prodhime kimike dhe kozmetike të tjera. Kjo është ngarkesa e helmeve që në këto orë po derdhet në një nga parajsat më të pacenuara natyrore, ujërat e Sri Lankas.
Anija e mallrave tregtare, u mbyt në brigjet lindore pas një zjarri në bord, duke filluar katastrofën më të rëndë mjedisore në historinë e vendit, thanë autoritetet lokale.
Në këto orë, qeveria e Kolombos (kryeqyteti), ka vendosur të ndalojë peshkimin 50 milje nga bregu. Ekuipazhi i 25 marinarëve dhe teknikëve u evakuua në kohë, por përkundër “betejës” së zjarrfikësve dhe rojeve bregdetare, të cilët kanë shuar flakët prej disa ditë, transportuesi i mallrave (MV X-Press Pearl, një anije tregtare e regjistruar në Singapor), nuk mbajti dhe u fundos.
Tani autoritetet kanë frikë jo vetëm nga rrjedhjet e acidit, por edhe nga qindra tonë karburant, një koktej helmesh që janë jashtëzakonisht të dëmshëm për ekosistemin.
Ministri i Peshkimit në Sri Lanka, ka marrë masa emergjente për të mbrojtur lagunën Negombo, duke shpresuar të shpëtojë jetën detare të padëmtuar.
“Kjo është një goditje fatale për industrinë tonë”, tha udhëheqësi i sindikatave të peshkatarëve të rajonit, Joshua Anthony. “Ne nuk mund të peshkojmë më, që do të thotë se nuk mund të fitojmë më për të jetuar”.
Janë 5,600 anije peshkimi dhe qindra ushtarë të angazuar me pastrimin e bregdetit, por duket e pamundur të shmanget kjo katastrofë e tmerrshme mjedisore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



















Lini një Përgjigje