Bota

Katastrofë natyrore në Gjermani, mbi 100 viktima nga përmbytjet. Humbin kontaktet me 1.300 persona

Vijon situata katastrofike lidhur me motin e keq që ka shkatërruar rajonet perëndimore të Gjermanisë. Vdekjet e shkaktuara nga shirat e mëdha dhe përmbytjet e rrugëve janë, për momentin mbi 100 dhe të zhdukurit janë disa qindra.

Sipas gazetës “Die Welt”, janë 1300 njerëz në rajonin e Ahrweiler për të cilët nuk ka asnjë lajm: ndoshta për shkak të pezullimit të komunikimeve të telefonisë celulare.

Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë gjithashtu për të paktën 165 mijë njerëz. Ndërkohë, të paktën 23 vetë kanë humbur jetën në Belgjikën fqinje, në rajonet flamane të Liezhit.

Kërkimet bëhen gjithashtu jashtëzakonisht të vështira nga prurjet e mëdha të ujit që kanë izoluar shumë zona perëndimore të vendit.

“Kam frikë se nuk do të kemi mundësi të shohim të gjithë katastrofën që ka ndodhur për disa ditë”, – tha kancelarja Angela Merkel nga Uashingtoni, ku nddodhet për një vizitë zyrtare.

Shumë të zhdukur nuk kanë celular

“Shumë njerëz kanë ikur pa mundur të marrin celularët e tyre”, tha kryetari i Bashkisë së Trier, Wolfram Leibe dhe presidenti i Landit të Rhineland-Palatinate, Malu Dreyer “dhe për këtë arsye jo të gjithë ata që janë në një emergjencë në këto orë, janë në gjendje të konfirmojnë se janë gjallë”. Një dëshmi e rëndësishme që ngushëllon për fatin e një mijë njerëzve që ende mungojnë.

Më shumë se 90 viktima në total

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë është rritur mbi 90 persona, ndërsa kërkimet vazhdojnë për mijëra njerëz ende të zhdukur. Autoritetet e shtetit gjerman të Rheinland-Pfalzit pohuan se nga 50 viktimat e tyre, nëntë ishin rezidentë në një ambient të asistuar për njerëzit me aftësi të kufizuara. Nga ana tjetër, Nordrhein-Westfalen, ka konfirmuar se të vdekurit janë 30, por paralajmëroi se shifra mund të rritet më tej.

Rritet numri i viktimave edhe në Belgjikë

Numri i të vdekurve nga përmbytjet që shkatërruan zona të mëdha të Belgjikës është ende në rritje. Të vdekurit janë 23 persona dhe mbi 20,000 kanë mbetur pa energji elektrike. Numri më i madh i viktimave u raportua në provincën e Lièzhit dhe qendra e qytetit u evakuua natën e kaluar nga frika e tejmbushjes së Meuse, niveli i së cilës tani duket se është stabilizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë