Ezgjan Alioski do të largohet sipas të gjitha gjasave nga Leeds United gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi i majtë shqiptar është prej katër vitesh pjesë e skuadrës angleze dhe kontrata me këtë klub i skadon më 30 qershor.
Te Leedsi të gjithë duan qëndrimin e Alioskit, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Nga ana tjetër ka shumë oferta nga elita e futbollit turk, ku klubet më të mëdha duan afrimin e tij.

Mediat turke kanë raportuar se katër gjigantët e futbollit turk, Besiktas, Galatasaray, Fenerbahce dhe Trabzonspor kanë kontaktuar përfaqësuesit e shqiptarit.

Megjithatë klubet turke kanë një konkurrent të fortë për t’i fituar shërbimet e Alioskit.
Gjiganti rus, CSKA Moska i ka bërë një ofertë milionëshe, duke i ofruar pagë vjetore prej 2,5 milionë eurosh në sezon.
Gjithsesi vetë lojtari ka bërë të ditur se do të vendos për të ardhmen e tij vetëm pas përfundimit të kampionatit evropian, ku po luan për Maqedoninë e Veriut. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje