Hidhet sot shorti i turit të parë eliminator të kompeticioneve europiane, ku marrin pjesë edhe katër skuadrat shqiptare, Teuta kampione në Ligën e Kampionëve, ndërsa Vllaznia, Partizani dhe Laçi në Ligën e Konferencës.
Teuta bën pjesë në Grupin 3 në short dhe kundërshtarët e saj të mundshëm janë Ludogorets i Bullgarisë, Sherif Tiraspol i Moldavisë, Dinamo Tbilisi e Gjeorgjisë dhe Kairati i Kazakistanit. Ndoshta ky i fundit do të ishte kundërshtari më i lehtë për durrsakët, për të shpresuar për kalimin në turin tjetër.

Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit në Ligën e Konferencës janë FC Sfintul (Moldavi), Dinamo Batumi (Gjeorgji), Llapi (Kosovë) dhe FC Urartu (Armeni). Mund të kemi edhe një derbi me ekipin kosovar të Llapit. Kundërshtarë të Laçit janë FC Noah (Armeni) Milsami (Moldavi), Podgorica (Mal i Zi) dhe Dila Gori (Gjeorgji), kurse Vllaznia do të ndeshet me njërin mes Fehervar (Hungari), Sutjeska (Mal i Zi), Petrokub Hincesti (Moldavi) dhe Shiroki Brijeg (Bosnjë Hercegovinë).

Ndeshjet e turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve luhen më 6-7 korrik dhe të kthimit më 13-14 korrik. Në Ligën e Konferencës ndeshjet e para luhen më 8 korrik, të kthimit më 15 korrik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje