Në Kavajë, një 27-vjeçar, që lëvizte me armë dhe me lëndë narkotike me vete është arrestuar nga policia. Mësohet se i ndaluari është shtetasi me iniciale F.M., 27 vjeç, banues në Kavajë.
Sipas policisë mësohet se i riu është arrestuar në lagjen nr. 1 Kavajë, në momentin që ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip “BMW”.
Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.
I riu do të përballet në gjykatë me akuzat për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje