Komisioni Europian ka njoftuar sot se ka arritur një marrëveshje paraprake për marrjen e 200 milionë dozave të një vaksine të mundshme kundër Covid-19 e cila është krijuar nga kompania gjermano-amerikane ”Biontech/Pfizer”.
Diskutimet e fundit me “Biontech-Pfizer” shënojnë një progres të mëtejshëm për zhvillimin e ofertës tonë solide dhe për diversifikimin e vaksinës potenciale. Ne jemi optimistë për faktin se njëra prej tyre do të provojë të jetë një vaksinë e sigurtë dhe efektive kundër COVID-19 për të na ndihmuar të mposhtim këtë pandemi”, theksoi komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides në një deklaratë.
Ekspertja e shëndeti theksoi gjithashtu se është krijuar mundësia e blerjes së 100 milion dozave shtesë, një marrëveshja e gjashtë e arritur nga BE deri më tani me këtë kompani.
Edhe më herët është bërë me dije se kompania farmaceutime gjermane “Biontech” dhe laboratori amerikan “Pfizer” kanë zhvilluar vaksinën për disa muaj dhe në fund të muajit korrik kjo vaksinë zhvilloi një provë klinike. Në fillim të korrikut, ata kishin raportuar rezultate paraprake pozitive, pasi e kishin testuar në 45 persona.
Vende të tjera si SHBA dhe Japonia i kanë besuar vaksinën kësaj kompanie dhe kanë bërë rezervimet e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje