Komunitet

KE: Të vaksinuarit të lejohen të udhëtojnë drejt BE. Po ata që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze?

Komisioni Europian ka propozuar që qytetarët e vaksinuar të lejohet të udhëtojnë pa pengesa në Bashkimin Europian, këtë sezon turistik.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka shkruar në një postim në “Twitter” se duhet të lejohen të udhëtojnë edhe qytetarët që vijnë nga vende që kanë një situatë të mirë shëndetësore me COVID-19, por situata duhet mbajtur nën kontroll.
“Koha për të ringjallur industrinë e turizmit dhe për rindezur miqësitë ndërkufitare në mënyrë të sigurt. Ne propozojmë të mirëpresim përsëri vizitorë të vaksinuar dhe ata nga vendet me një gjendje të mirë shëndetësore. Por nëse shfaqen variante, ne duhet të veprojmë shpejt,” ka shkruar ajo.
Ndërkaq Bashkimi Europian, po punon edhe për një certifikatë vaksinimi, e cila do të bënte të mundur kalimin më lehtë të qytetarëve. Gjithashtu, KE ka deklaruar më herët se mund të lejohet udhëtimi i qytetarëve që kanë bërë një nga vaksinat e aprovuara nga OBSH, ndërsa në diskutim është se çfarë do të ndodhë me ata që kanë bëre vaksinën kineze dhe ruse, që nuk janë ende të certifikuara, por që me to po vaksinohet 1/3 e vendeve të globit.

Kjo situatë është një tjetër vështirësi që duhet të kalojnë shtetet. Vaksinimi duhet se po lehtëson kufizimet e udhëtimit në disa vende dhe është e vetmja mënyrë që udhëtarët të jenë të sigurt. Megjithatë, nga format e shëndetit te protokollet e testimit, edhe vaksinimi po sjell probleme, qoftë kjo edhe për të imunizuarit vetëm për shkak të llojit të vaksinës. Kjo ndodh sepse vendet kanë rregulla të ndryshme. Ndërkaq në listën e vendeve që do të presin turistë të cilët kanë marrë të dyja dozat e çfarëdolloj vaksine dhe nëse kanë një test negativ për 72 orët e fundit janë, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Mali i Zi dhe Sllovenia, duke përjashtuar këtu vendet që po i përdorin vetë këto vaksina.

Gjithashtu edhe Kina ka deklaruar se do të kërkojë pasaportë vaksinimi për turistët, por vetë për të vaksinuarit me Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V, duke anashkaluar vaksinën Moderna.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë