Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i rreshtuar me Sali Berishën në Komisionin e Rithemelimit i ka kërkuar Lulzim Bashës që të mos e përçajë më PD-në.
“6 muaj që themi se vetëm vota e lirë është instrumenti demokratik që zgjidh konfliktin në PD.
I bëj thirrje ish kryetarit Lulzim Basha, të mos vijojë në rrugën e konfliktit dhe përçarjes! Rregullat e demokracisë nuk do të ndryshojnë për ty…”, shkruan Këlliçi
Komisioni i Rithemelimit kërkon hapjen e garës në parti për kryetarin.
Ata nuk kanë përjashtuar as Bashën në këtë garë, ndërsa kanë theksuar se vetëm votimi do të përcaktojë edhe fatin politik të Sali Berishës, duke mos marrë parasysh kërkesën e palës zyrtare në PD që Berisha të mos jetë pjesë e garës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje