Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, kë bërë thirrjen e fundit për qytetarët që të shkojnë të votojnë.
“E ardhmja që ju doni është shumë pranë, është vetëm 3 orë e gjysmë larg deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Ndaj kam një thirrje nga zemra për gjithë ata bashkëqytetarë, të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar që jemi takuar apo që nuk jemi takuar në këto 5 muaj të fundit. Ju lutem ushtroni të drejtën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni.
Nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te sheshi “Skënderbej” të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulëta për biznesin tuaj të vogël e të mesëm, nëse doni oazet e gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votim. Kjo është një ditë e veçantë. Është dita kur kurorëzohet i gjithë mundi jonë në këto 5 muaj dhe sigurisht pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë. Ndaj edhe njëherë i drejtohem qytetarëve dhe të rinjve, merrni pjesë në këtë proces”, tha Këlliçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje