Politike

Këlliçi prezanton projektin për nënkalim tek Sheshi ‘Skëndërbej’: Zgjidh 60% të trafikut  

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, prezantoi të enjten projektin e tij për ndërtimin e një nënkalimi në sheshin “Skënderbej” me qëllim zgjidhjen e trafikut, nëse merr mandatin si kryebashkiak.

Këlliçi ka sqaruar se për këtë projekt nuk do të dëmtohet asnjë pllakë e sheshit aktual.

Sipas tij, tuneli do të jetë i gjatë 400 metra dhe do të ketë katër korsi.

Kostoja sipas tij është 4 deri në 4.5 milionë euro.

“Ky është një investim që kërkon vullnet politik. Trafiku në Tiranë stres për qytetarë, ndot edhe ajrin. Zgjidhje perfekte me kosto minimale. Pas 14 majit do jem një administrator i bashkisë, nuk do jem gjitholog. Tirana, një ndër qytetet më të ndotura në Europë…”, tha Këlliçi

Ai ka vënë bast me qytetarët se nëse ky projekt nuk realizohet brenda datës 1 janar 2024, do të japë dorëheqjen.

 “Brenda datës një janar 2024 ky projekt do jetë realitet, nëse nuk ndodh jap dorëheqjen. 60% e trafikut në zemër të Tiranës do të zgjidhet”, tha Këlliçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë