Bota

“Kemi tërhequr akreditimin e 8 anëtarëve rusë”. NATO përgjysmon misionin e Rusisë në aleancë

Nato konfirmoi se misioni i Rusisë në aleancë është përgjysmuar, pas zbulimit se tetë anëtarë të ekipit diplomatik rus u përkisnin shërbimeve të inteligjencës në Moskë. Një zyrtar i NATO-s i tha se aleanca “ka forcuar mbrojtjen, në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë”, por shtoi se është ende e gatshme të përfshihet në dialog.

“Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse. Ne gjithashtu mund të konfirmojmë se kemi zvogëluar numrin e pozicioneve që Federata Ruse mund t’i akreditojë në NATO nga 20 në 10”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Nga Rusia nuk ka ende reagim zyrtar. Por, agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi një ligjvënës të lartë rus të ketë thënë se Moska do të hakmerret “dhe jo domosdoshmërisht në mënyrë simetrike”./Radio Europa e Lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë