Futboll

Këpucët e rekordit të Mesit shiten në ankand për 125 mijë stërlina

Kompania e njohur e ankandeve, “Christie’s”, ka shitur së fundi për një shifër shumë ta lartë këpucët e Lionel Mesit. Bëhet fjalë për ato këpucë, me të cilat argjentinasi shënoi golin numër 644 në karrierë me fanellën e Barcelonës, duke thyer rekordin e golave të shënuar me të njëjtën skuadër, rekord që mbahej nga Pele.

Goli i rekordit është shënuar në ndeshjen me Valadolidin, më 22 dhjetor të 2020-ës. Këpucët janë blerë në ankand për 125 mijë stërlina dhe këto të ardhura do të shkojnë për spitalin universitar “Vall d’Hebron”, në Barcelonë. Një shifër vërtet e lartë.

Lionel Mesi, kapiteni i Barcelonës. Gazeta Si, 1 maj 2021

Ndosh shpesh që sende të sportistëve të famshëm në botë të shiten në ankand për shifra monstruoze, siç ka ndodhur edhe me këpucët e Mesit, dhe të ardhurat të shkojnë për bamirësi. Pak kohë më parë për një shifër të konsiderueshme janë shitur atletet e Majkëll Xhordanit, ish-basketbollistit të famshëm amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë