Bota

Kërcënohet Papa Françesku, tre plumba nisen në zarf drejt Vatikanit

Një zarf me tre plumba është është nisur në adresë të Papa Françeskut. Autoritetet italiane kanë deklaruar se zarfi u gjet në Peschiera Borromeo, në zonën e Milanos.
Paketa e dyshimtë u kap para se të arrinte tek Papa dhe sipas policisë, është dërguar nga Franca. Policia italiane raporton se tre plumbat supozohet të jenë për një pistoletë dhe zarfi gjithashtu përmbante një mesazh në lidhje me operacionet bankare dhe korrupsionin e mundshëm. Përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë, ende nuk kanë komentuar për ngjarjen, por ndërkohë hetimet po vazhdojnë.
Karabinierët e stacionit ‘Paullo’ ndërhynë pasi një 57-vjeçar raportoi praninë e një zarfi, me postë franceze, që përmbante 3 plumba, pa dërgues, dhe të shkruar me stilolaps dhe një shkrim jo shumë të lexueshëm: ‘Papa – Qyteti i Vatikanit, Sheshi i Shën Pietrit, Romë’.
Më 27 korrik, Papa dha miratimin për nisjen e një gjyqi në të cilin 10 persona, përfshirë një kardinal të lartë, janë paditur për akuzat për keqpërdorim të fondeve të Vatikanit. Skandali me miliona euro ka të bëjë me blerjen e një ndërtese luksoze në Londër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë