Futboll

Kërcënoi gjyqtarin me fraza të rënda, Igli Tare gjobitet me 5 mijë euro

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, është dënuar deri më 31 maj për të mos kryer aktivitete pune brenda Federatës Italiane të Futbollit dhe të përfaqësojë ekipin bardhekaltër.

Tare është dënuar dhe gjobitur me njw shumw prej 5 mijë eurosh nga Gjykatësi Sportiv pas ndeshjes Lacio-Torino (pwrfundoi 0-0) gjatw një debati të ndezur me gjyqtarin e takimit Fabri.

Sipas asaj që shkruan në raportin e tij gjykatësi sportiv Mastrandrea, Tare, në fund të pjesës së parë, ka zbritur në tunelin  që të çon drejt dhomave të zhveshjes dhe i është drejtuar Fabrit me fraza kërcënuese.

Po ashtu, drejtuesi lacial, nuk e ka lejuar gjyqtarin në hyjë në dhomën e tij, duke iu “hakërryer në mënyrë të vazhdueshme”, deri sa është larguar nga anëtarë të stafit.

Duke qenë se nuk është hera e parë që Tare konfliktohet me gjyqtarët e ndeshjeve të Lacios, ai është gjobitur edhe me 5 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë